Partizani gati për derbin ndaj Tiranës

schedule21:44 - 29 Nëntor, 2018

schedule 21:44 - 29 Nëntor, 2018

Skuadra e Partizanit është gati për derbin ndaj Tiranës. Të kuqtë e kanë të plotë kontigjentin e lojtarëve ndërkohë që trajneri Gega do të lërë jashtë formacionit portierin Hoxha për shkaqe disiplinore.

Derbi nuk luhet, derbi fitohet. Një shprehje që i ka shkuar për shtat skuadrës se Partizanit në  14 ndeshjet e fundit përballë rivalëve të përbetuar të Tiranës. Partizani ka dominuar takimet direkte ndaj bardhebluve duke përfituar nga dobësitë e skuadrës me të titulluar në Shqipëri. Fitorja në derbi vlen më shumë se tre pikë, dhe kjo është një gjë evidente.

Të arrish fitore në derbi duhet shpirt gare dhe këtë Partizani e zotëron më së miri. Këtë e tregon fakti që janë të pathyeshëm prej disa sezonesh me radhë. Të kuqte do të jenë të zotët e shtëpisë dhe në këtë takim do të kenë një armë më shumë se rivalët, tifozët. Partizani ka zgjedhur impiantin “Elbasan Arena” për të kryer seancat stërvitore në prag të derbit.

Partizani ka dy arsye thelbësore për të mposhtur Tiranën. Fitorja e derbit që përbën një peshë mjaft të madhe, dhe ruajtja e kreut të renditjes. Aktulisht të kuqtë janë në krye të klasifikimit me 31 pikë, një pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Por si paraqitet gjendja e skuadrës në kampin e Partizanit.

Portierë Alban Hoxha është stërvitur normalisht me skuadrën, por shanset janë zero që ai të aktivizohet me të kuqtë për arsye disiplinore. Në dyshim është heroi i ndeshjes së kaluar ndaj Tiranës, Esat Mala, i cili vuan nga disa probleme fizike, por shanset janë që ai të luajë. Por si pritet ta rreshtojë skuadres trajneri Skënder Gega.

Formacioni i mundshem i Partizanit bazohet në skemën 4-3-3.  Në portë Xhika. Në mbrojtje Ibrahimi, Belica, Atanda dhe Trashi. Në mesin e fushës Telushi, Hila dhe Mensah. Ndërkohë që në repartin ofensiv do të rreshtohet treshja Asani, Bardhi dhe Malaj.  Organika e skuadrës është plotë, tashmë fjalën e merr fusha lojës në “Selman Stërmasi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!