Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënoi se do të shpërthente një bombë në Capitol Hill, arrestohet mbështetësi i Trump

schedule14:36 - 20 Gusht, 2021

schedule 14:36 - 20 Gusht, 2021

Një 50 vjeçar, mbështetës i Trump ka kërcënuar se do të shpërthente një bombë ditën e djeshme në Capitol Hill. Pasi parkoi automjetin e tij në zonën e Capitol Hill, ai telefonoi policinë duke thënë se kishte një bombë.

Forca të shumta policie rrethuan zonën dhe urdhëruan banorët që të mos afroheshin. Evakuimi i ambienteve ishte i lehtë pasi në këtë periudhë nuk zhvillohen punime në kongres, dhe ndërtesa të tjera si biblioteka e kongresit dhe gjykata e lartë janë të mbyllura për publikun për shkak të pandemisë.

Vetëm pas disa orësh policia konfirmoi se në kamionin e tij nuk kishte asnjë bombë, por vetëm material me të cilat mund të krijohej një e tillë. 50 vjeçari, i cili u arrestua pas 5 orësh kërkonte bombardime ajrore kundër talebanëve në Afganistan dhe gjithashtu një takim me Joe Biden.

Më në fund, ai negocioi me policinë dhe u dorëzua./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!