Nëse dëshironi të luani me stilin tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të shtoni në garderobën tuaj trendin më të ri të pantallonave. Modelet që burojnë nga vitet ’70 na çojnë në një epokë tjetër. Lule të freskëta dhe printime abstrakte plot ngjyra ofrojnë një veshje sa të thjeshtë, aq dhe magjepsëse.
Mund t’i kombinoni me një crop top të thjeshtë, këmishën tuaj të preferuar apo dhe me rroba banje që mund të vishen nga mëngjesi në mbrëmje. Fundi i verës nuk duhet t’ju dekurajojë, pasi këto modele me ngjyra mund të kombinohen lehtësisht dhe me veshjet e vjeshtës, si xhaketa apo çizme kauboj.
/abcnews.al