Ditët e fundit të muajit gusht kanë sjellë edhe fluks në pikat kufitare të vendit. Emigrantët që erdhën për pushime tashmë po largohen.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se dje, më 19 gusht në Kapshticë kanë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Ndërkohë në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Qytetarët janë detyruar të rrinë në radhë, pasi pala greke po punon me personel të reduktuar. Emigrantët shprehen për mikrofonin e ABC se kanë mbi një orë që presin në radhe dhe temperaturat e larta e bëjnë të vështirë situatën. g.v/abcnews.al

