Djemtë e “Babastars” lënë pas keqkuptimet, ribashkohen për hitin e radhës

schedule10:54 - 19 Gusht, 2021

schedule 10:54 - 19 Gusht, 2021

Djemtë e “Babastars” janë bashkuar sërish pas kaq shumë kohësh. Cozman, Onat dhe Majk kanë lënë pas keqkuptimet dhe kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e ri muzikor “Amore”.

Siç kuptohet dhe nga titulli, djemtë e famshëm i këndojnë dashurisë. Kënga ka vetëm pak orë që është publikuar në Youtube dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Vija melodike është realizuar nga Sensi, Onat dhe Majk, ndërsa për tekstin janë kujdesur këta të fundit. Ky bashkëpunim është parë nga fansat si një shpresë për një rikthim të Babastars. /abcnews.al