Papu Gomez është një njeri, që i pëlqen të flasë për paraskenat dhe së fundmi na ka treguar gjëra, që tifozët nuk i dinin për Lionel Messin. Fantazisti i Argjentinës dhe Sevillas tregon për fjalimin e Messit në finalen e Copa America dhe personalitetin e vërtetë të kapitenit.
“Messi nisi të fliste para finales. Nuk i mbaj mend tekstualisht fjalët sepse nisa të qaja kur ai fliste. tha diçka për përpjekjet, familjet… dhe lotët më dolën si të isha foshnjë. Messi është më normal dhe i thjeshtë se të gjithë ne.
Mund t’ju siguroj se ai është tipi i shoqërueshëm me këdo dhe më i zakonshmi që ekziston. Por ai mban mbiemrin Messi dhe të tjerët nuk e bësojnë se ai është kështu. Por kujdes, Messi është një lider absolut, kapiten me plot gojën.
Njerëzit gjithmonë e krahasojnë me Diegon dhe duan që ai të ulërasë e të luftojë, por Leo nuk është ai tip. Por nëse bëhet fjalë për ta bërë këtë në ambiente të mbyllura, e bën shumë mirë.
Një luan nuk e nxjerr lehtë në dritë potencialin e tij dhe Messi nuk ka qejf të krijojë tym. Kur Leo zemërohet dhe dëshiron të të thotë diçka, Messi e bën mes katër mureve”, tregopn Papu Gomez. /abcnews.al