Manuel Locatelli është zyrtarisht juventin. Bardhezinjtë ia dolën të sigurojnë shërbimet e mesfushorit italian pas negociatave të gjata me klubin e Sassuolos.
Juventusi ka prezantuar 23-vjeçarin me një video tepër të veçantë në Twitter. Locatelli është huazuar për një sezon në Torinon bardhezi.
Në akordin mes klubeve është dakordësuar se “Zonja” duhet të blejë verën e ardhshme kartonin e mesfushorit për shumën e 35 milion eurove.
???????? ?????????? ➡️ ?
✍️ https://t.co/Ijw91pHjIS
#LocatelliAnnounced pic.twitter.com/AJT368qvJx— JuventusFC (@juventusfcen) August 18, 2021
Juventusi do të jetë aventura e tretë italiane për Locatellin pas atyre të përjetuara me Sassuolon dhe kuqezinjtë e Milanit.
Lojtari fitoi Euro 2020 muajin e kaluar me Italinë, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Juventusin dhe do të përfitojë 3 milion euro në sezon. /abcnews.al