Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fillon lëvizja anti-talebane në Afganistan, vriten dy persona në Xhalalabad

schedule14:10 - 18 Gusht, 2021

schedule 14:10 - 18 Gusht, 2021

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në protestën kundër heqjes së flamurit afgan nga talebanët në qytetin lindor të Xhalalabad.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi një pjesë e madhe e banorëve të Xhalalabad po kundërshtonin zëvendësimin e flamurit kombëtar të Afganistanit në qytet me flamurin taleban.

Ndër të tjera raportohet se një flamur bardh e zi valëvitej në një rrethrrotullim në Xhalalabad, i vendosur 115 km në lindje të Kabulit, që më pas u hoq dhe u zëvendësua me flamurin e zi, të kuq dhe jeshil të qeverisë së mëparshme afgane.

Mdërkohë përmes pamjeve të publikuara në mediat sociale tregohet turma në Sheshin Pashtunistan të qytetit duke u shpërndarë ndërsa zhurma e të shtënave të armëve dëgjohej nëpër kryqëzimin e trafikut të ngarkuar.

Xhalalabad është qendra tradicionale e festimeve vjetore të ditës së pavarësisë në Afganistan, të cilat mbahen çdo vit më 19 gusht për të përkujtuar datën kur qeveria britanike njohu pavarësinë afgane në vitin 1919, duke i dhënë fund luftës së tretë anglo-afgane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!