Disa banorë në Kabul janë parë ditën e sotme duke u dhënë trëndafila të bardhë dhe të kuq luftëtarëve talebanë që kanë tashmë nën kontroll qytetin. Të frikësuar, ata përpiqen të ndërtojnë ura mes tyre. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë burra dhe djem që u afrohen talebanëve të armatosur dhe u dhurojnë trëndafila.
Në kulturën afgane, trëndafilat e kuqë simbolizojnë miqësinë, ndërsa të bardhët nënkuptojnë falje. Si për ironi të fatit, lulet thuajse u zhduken fare gjatë regjimit të fundit të talebanëve pasi kopshtet u lanë të pa ujitur.
Dorëzimi i luleve, është parë si një lëvizje e dëshpëruar nga ana e familjeve në Kabul të cilat po presin në ankth sesi do të shkojë sundimi i talebanëve.
Shumë druhen se gratë dhe vajzat nuk do të jenë më të sigurta pasi talebanët e kanë ndaluar shkollimin dhe shumë të drejta të tjerë më parë. Tashmë, prindërit po shpresojnë se gjesti i luleve do t’i bëjë që të kenë mëshirë.
Nga ana e tyre, talebanët u janë vënë pas atyre që kanë qenë pro Perëndimit duke u trokitur nëpër dyer dhe në disa raste edhe duke i vrarë. s.b/abcnews.al/

