Nga Elton Nikaj
Karaburuni, Gjormi dhe zona të tjera në qarkun Vlorë u shkrumbuan nga zjarret këtë verë. Mendohet se vetëm në Karaburun janë djegur rreth 1200 hektarë. Pas fikjes së tyre prefekti Flamur Mamaj ka folur për ABC për dëmet e parikuperueshme në faunë dhe florë, po verifikimi i plotë të do marrë shumë kohë.
“Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme por duhet pritur ende verifikimi në terren për të parë rezultatet përfundimtare” tha ai.
Por sipas tij flora dhe fauna kryesisht në Karaburun kanë pësuar dëme të mëdha dhe duhen vite për t’u rikuperuar. “Mund të duhet dhe një vit që të dalë bilanci. Karaburuni është katastrofë e vërtetë” tha ai.
Ndërsa kërkon ashpërsim të ligjit dhe zjarrëvenia të konsiderohet si akt terrorist. Zjarri në Karaburun u fik pas dy javësh, pasi ndërhyrja nga ajri nisi me vonesë për shkak se dy helikopterët kishin pësuar defekt, ndërsa nga toka ishte e pamundur që flakët të fikeshin./ Abcnews.al

