Humbi këmbët në luftën e Afganistanit, veterani britanik: Sakrifica ime dhe e shokëve të mi shkoi dëm

schedule15:46 - 17 Gusht, 2021

schedule 15:46 - 17 Gusht, 2021

Një veteran i ushtrisë britanike, i cili i humbi të dyja këmbët në Afganistan është shprehur se përpjekjet e tij kanë ikur kot. Sipas tij, ushtarët britanikë kanë humbur jetën për hiç gjë ndërsa Talibani merrte kontrollin e Kabulit.

Eksperti i çaktivizimit të bombave Jack Cummings tha se ndihet zemërthyer dhe i shkatërruar që sheh Afganistanin të bjerë në duart e talebanëve pasi tërheqjes së Perëndimit. Inxhinieri për humbi tragjikisht të dyja këmbët e tij në Afganistan ndërsa kaloi një muaj në koma pasi shpërthimi i një pajisjeje e hodhi tre metra në ajër.

Ndërsa talebanët i afroheshin Kabulit të shtunën, Cummings shënonte 11 vite nga dita kur jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.

Në një postim në Twitter ai shkroi: “Ia vlejti, me shumë mundësi jo. A i humba këmbët për hiçgjë, mesa duket po. A e humbën kot jetën shokët e mi? Po. Shumë emocione po më kalojnë nëpër kokë, inat, tradhti, mërzi…etj.”

Gjithashtu, ai u shpreh për mediat se nuk gjen dot fjalët për t’u shprehur pasi pa se vendi u mbulua nga tymi në një kohë aq të shpejte me largimin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së nga Afganistani. s.b/abcnews.al/