Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Haitin gjatë fundjavës ka shkuar në 1,419, ndërsa numri i të plagosurve në 6,000, sipas një njoftimi të autoriteteve. Tërmeti goditi Haitin të shtunën në 08:29 me orën lokale. Gati 37,000 shtëpi janë shkatërruar.
Por vendi është i rrezikuar sërish pasi një stuhi tropikale Grace po i afrohet Haitit, e cila mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA.
Viewer Discretion: First heart-stopping images of children, babies being rescued by caring Good Samaritans, stepping up to save their neighbor. ? #Haiti #earthquake pic.twitter.com/1pYiyZ6Bdx
— Calvin Hughes (@CalvinWPLG) August 14, 2021
Stuhia pritet të godasë Haitin sonte dhe vendi është në gatishmëri të lartë. Ministria e Shëndetësisë ka dërguar personel dhe ilaçe në gadishullin jugperëndimor, por furnizimi në zonat e prekura, i cili është urgjent, është e rrezikshme, për shkak të pasigurisë në Haiti prej muajsh.
Haiti has been hit by another deadly earthquake, killing at least 304 people and injuring more than 1,800https://t.co/OTU3uDdkRd pic.twitter.com/3bsWaNZcUl
— BBC News (World) (@BBCWorld) August 15, 2021
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Republikën Dominikane, Meksikën dhe Ekuadorin, kanë duke dërguar staf, ushqime të paketuara dhe furnizime mjekësore. Kryeministri Ariel Henry, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në katër rajonet më të prekura tha:
“Ne kërkojmë një përgjigje më adekuate pas tërmetit të vitit 2010. E gjithë ndihma e huaj duhet të koordinohet nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile,” tha kreu i shtetit, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të tregojnë “unitet”.
#Breakingnews
7.2 strong #earthquake rock the coast of #Haiti. #tsunami warning.This is the strongest #earthquake after 2018 .
Pray 4 the People of #Haiti . Stay strong prayer ?#haitiearthquake pic.twitter.com/wJOnle4TG7— Nihar Ranjan (@NiharRa48923691) August 14, 2021
“Lërini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja,” paralajmëroi Henry banorët e vendit më të varfër në Hemisferën Perëndimore, e cila është zhytur në një krizë edhe më të thellë që nga vrasja e Presidentit Jouvenel Moise më 7 korrik.
Tërmeti i 12 janarit 2010, me magnitudë 7.0, shkatërroi pjesën më të madhe të kryeqytetit dhe disa qytete. Më shumë se 200,000 persona humbën jetën, 300,000 të tjerë u plagosën dhe më shumë se 1.5 milionë persona mbetën pa shtëpi./abcnews.al