Besa e Kavajës është një nga klubet më aktive gjatë ditëve të fundit në merkaton e Kategorisë së Parë. Pasi firmosi me Nertil Hoxhajn, klubi verdhezi ka firmosur me dy emra të tjerë të njohur në futbollin tonë.
Emiliano Çela, i cili la Kastriotin në këtë verë ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit. Mikel Canka një tjetër emër i njohur ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me Besën.
NJOFTIMET E KLUBIT – Emiliano Çela verdhezi. Mbrojtësi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit në Superiore ndërsa sot ka firmosur kontratën me klubin.
Mikel Canka verdhezi. Bomberi Lushnjar është afrimi më i ri. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin për sezonin e ri futbollistik. /abcnews.al
View this post on Instagram