Denzel Dumfries është lojtari i ri i Interit. Zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me PSV për 12.5 milionë euro për holandezin, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe ka thënë fjalët e para si lojtar i kampionëve të Italisë.
“Në Euro 2020 shënova dy gola. Jam mbrojtës krahu, por më pëlqen shumë ta shtyj veten në sulm. Kjo është arsyeja përse mendoj se do të përshtatem mirë këtu sepse ekipi luan me 5 mbrapa, ashtu si edhe kombëtarja holandeze.
De Vrij? Kam folur shpesh me të para se të firmosja me Interin. Ai më ndihmoi shumë. Gjithashtu fola personalisht me trajnerin Inzaghi. De Vrij dhe unë jemi miq të mirë, vijmë edhe nga i njëjti qytet. E njoh mirë atë. Jam i lumtur që ai është këtu dhe do jemi shokë skuadre.
E di cilët janë holandezët që kanë luajtur me Interin më parë, është nder për mua të jem pjesë e këtij grupi. Objektivi është të fitojmë sërish titullin. Duam të bëjmë mirë edhe në Champions League. Shpresoj të gjej hapësirën timë në skuadër, mezi pres të filloj stërvitjen”, tha Dumfries. /abcnews.al