Afganistani është përfshirë nga kaosi pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Mediat sjellin përmes satelitit me foto momentet kaotike që mbizotëruan në aeroportin e Kabulit, ku të paktën 10 persona humbën jetën.
Mijëra afganë u mblodhën në aeroport dhe rrugët kryesore që çonin në të për të hipur në një nga avionët, kryesisht ushtarakë, që niseshin për të shpëtuar nga tmerri.
Skenat e pashembullta përshkruanin qytetarë të dëshpëruar që ngjiteshin në aeroplanë, ndërsa vetëm pak momenti pasi njëri prej tyre u ngrit nga pista, një person ra.
I gjithë Afganistani është në kaos, ndërsa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është mbledhur për të diskutuar gjendjen.
Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet që të flasë nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Rusia ka kritikuar Amerikën dhe ka njoftuar se ka vendosur kontakte me talebanët në Kabul./ Abcnews.al