Miralem Pjanic nuk u grumbullua nga Roland Koeman për takimin e parë në LaLiga. Barcelona fitoi 4-2 në “Camp Nou” kundër Real Sociedad, duke e filluar sezonin e ri me tre pikë.
Mesfushori boshnjak është me valixhe gati, mediet e ndryshme e lidhin me një rikthim te Juventusit, ndërsa trajneri i Barcelonës flet rreth situatës së 31-vjeçarit.
“Kemi 27 lojtarë në dispozicion, më duhet të lë jashtë katër prej tyre dhe secili prej tyre e njeh në perfeksion situatën e tij. Unë jam një trajner që i jep gjithmonë mundësi lojtarëve të rinj.
Ata janë e ardhmja e Barcelonës“, deklaroi tekniku holandez, duke dhënë një mesazh të qartë se Pjanic nuk bën pjesë në planet e tij. /abcnews.al