Gerard Pique, mbrojtësi qendror i Barcelonës, shënoi golin e parë në fitoren 4-2 që katalanasit morën mbrëmë kundër Real Sociedad. Spanjolli, i pyetur se si ishte të luaje pa Leo Messin në skuadër, deklaroi për Movistar:
“Nuk kam pse të shpjegoj se çfarë përfaqëson Leo, të gjithë e dimë. Ai është lojtari më i rëndësishëm në historinë e këtij klubi dhe në historinë e futbollit. Gjithsesi duhet të vazhdojmë përpara. Mendoj se kemi një nivel të mirë dhe do të jemi shumë kompetitivë. Jam i bindur se do të garojmë për të gjithë trofetë deri në fund.
Është e vërtetë që pa Leon këtu ndoshta nuk kemi talentin që nuk kemi pasur përpara, por ekipi ka treguar se është i bashkuar. Sulmi po shënon dhe po bën mirë të mirë. Edhe mbrojtja, pavarësisht gabimit dhe goditjes së lirë nga erdhi goli, u paraqit mirë. Sociedad luajti, por nuk krijoi shumë raste. Mendoj se do të argëtohemi këtë vit”.
Te Barcelona pritet që të ulin pagat ndjeshëm dhe Pique u bë shpëtimtar duke e pranuar marrëveshjen e klubit i pari: “Ulja e pagës ishte ajo që duhet të bëja. Dua të them se kemi qenë në kontakt me kapitenët e tjerë (Sergio Busquet, Sergi Roberto dhe Jordi Alba) për uljen e pagës dhe di që edhe ata do ta pranojnë, është thjesht çështje kohe.
Unë duhet të isha i pari, që ta bëja shpejt, për shkak të problemit të regjistrimit të lojtarëve. Barcelona është një familje, të gjithë jemi bashke, kapitenët kanë pasur të gjithë qëllimin që të përshtaten me atë që i duhet klubit dhe ky është vendimi që kemi marrë dhe jemi krenarë për të”. / abcnews.al