VIDEO/ Kampionët e Lille turpërohen në shtëpi, Nice i mposht me “poker”

schedule18:55 - 14 Gusht, 2021

schedule 18:55 - 14 Gusht, 2021

Lille e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës barazuan 3-3 në fushën e Metz në javën e parë, ndërsa sot u befasuan në shtëpi nga Nice, që siguroi tre pikët e para pas suksesit 0-4!

Ekipi udhëtues e nisi “zjarr” ndeshjen, dhe e pa veten në avantazh të dyfishtë në minutën e pestë. Danezi Dolberg zhbllokoi takimin në minutën e parë, ndërsa katër minuta më vonë shënoi sërish me anë të algjerianit Boudaoui.

Amine Gouiri shënoi golin e tretë për Nice në minutat shtesë të fraksionit të parë, duke kompletuar 45 minuta fantastike. Kampionët e Lille nuk reaguan dot dhe pësuan edhe golin e katërt pas një ore lojë.

Kasper Dolberg gjeti golin e dytë personal, duke kompletuar fitoren me “poker” të skuadrës së tij. Formë e dobët për Lille, që ka pësuar plot 7 gola në dy ndeshjet e para të kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!