Ftesa ndaj Bregoviç, tërhiqet nga Festa e Birrës në Korçë edhe këngëtari i fundit nga Kosova

schedule12:05 - 12 Gusht, 2021

schedule 12:05 - 12 Gusht, 2021

Është tërhequr edhe këngëtari i fundit shqiptar që do të ishte pjesëmarrës në Festën e Birrës në Korcë. Shkak është bërë pjesëmarrja e këngëtarit serb Goran Bregoviç.

Bëhet fjalë për Shemsi Krasniqin nga grupi “Ilirët”, i cili përmes një deklarate publike ka dhënë arsyet e tërheqjes nga ky event

“Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh që kjo nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar pak dhe e pranoj gabimin tim se unë jam muzikant, nuk jam politikan. Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë kam vendosur që për këtë shkak të tërhiqem nga ky event”, është shprehur ai.

Më tej, Shemsi ka deklaruar se ka dashur të këndojë për publikun shqiptar pasi ishte hera e parë që do të performonte në qytetin e Korçës, por ka zgjedhur të respektojë vendimin e masës.

“Kam pas dëshirë të flaktë të shkojë në Korçë, se nuk kam kënduar kurrë në Korçë. Kam dashur ta këndojë atje këngën “Xhamadani vija vija”, këngën e Adem Jasharit. T’ja këndoj masës, por për shkak të krejt rrethanave që kanë ndodh unë nuk do të shkoj në Korçë”, ka theksuar ai. l.k/abcnews.al