Lionel Messi arriti shumë shpejt marrëveshjen me PSG-në, ndërkohë që sot u prezantua dhe foli për kalimin te francezët. Fillimisht media i zbuluan pagën, 35 milion euro në sezon, dhe tani po publikohen klauzola të ndryshme.
TyC Sports në Argjentinë shkruan se Messi ka përfshirë një klauzolë që pengon PSG-na ta pengojë të grumbullohet me kombëtaren e tij, qoftë edhe për ndeshje miqësore.
Klauzola e tij lidhet me mjekët. Stafi mjekësor i Argjentinës do të duhet të ketë akses dhe të marrë informacionet që do nga stafi mjekësor i PSG-së.
Në vijim pritet të dalin edhe të tjera detaje të marrëveshjes, që me siguri bonuset i ka të panumërta dhe Messi prej tyre do të përfitojë goxha. /abcnews.al