Karl-Heinz Rummenigge, legjenda gjermane e futbollist që ka qenë CEO i Bayern Munich, është rikthyer të flasë pas lëvizjeve të fundit në merkato. Manchester City shpenzoi 100 milion sterlina për transferimin e Jack Grealish, kurse nga PSG mori Messin me parametra zero.
Paga e lartë e argjentinasit nxori në pah edhe problemet e mëdha financiare të Barcelonës. Rummenigge është i bindur që ish-kapiteni i katalanasve ka pasur një ndikim të madh në rritjen e nivelit të pagave në klubin spanjoll.
Rummenigge, i pyetur nëse do të kishin nënshkruar me Messin te Bayern Munich, në intervistën e dhënë për Bild ka deklaruar: “Nuk do të kishim nënshkruar me Messin. Nuk do ishte e mundur për disa arsye.
Financiarisht do të kishte shkaktuar probleme, sidomos në dhomat e zhveshjes. Në ditët e sotme asgjë nuk mbahet e fshehtë, lojtarët e dinë pothuajse saktësisht se sa fiton personi që ulet pranë tyre. Niveli i pagave do të ishte rritur nga Messi, ashtu siç ishte në Barcelonë”.
“Problem i dytë është se e kam të vështirë të imagjinoj Messin në një vend si Gjermania”. I ngacmuar nga gazetari, i cili i thotë se a është “neidkultur” (njerëzit që e shfaqin pasurinë në publik kritikohen) problemi, Rummenigge shprehet: “Ju e thatë”.
“Shpenzimet e PSG dhe Manchester City? Vetëm Fair Play Financiar mund ta ndalojë këtë. Ne tani kemi një Financial Fair Paly 2.0, por e theksoj se kemi nevojë për versionin 3.0, që përfshin një katalog konkret penalitetesh”, shton gjermani.
Sugjerimi i Rummeniggë është që faturat e pagave nuk duhet të kalojnë kurrë 50 % të të ardhurave, si dhe rregullat të jenë më të qarta dhe të mos anashkalohen nga hendeqet apo mashtrimet e ndryshme. /abcnews.al