Basel fitoi 5-1 në fundjavë në kampionat përballë Servette, por suksesi i thellë u “harrua” për një moment nga dëmtimi i Edon Zhegrovës.
22-vjeçari dardan, i cili ka shënuar një gol në kampionat dhe numëron tre asiste, pësoi një dëmtim në menisk, duke u larguar nga fusha në minutën e 50-të.
Sulmuesi i djathtë i është nënshtruar sot një operacioni, që ka shkuar shumë mirë. “Gjithçka ok. Edoni ju dërgon përshëndetje të gjithë fansave”, shkruan klubi helvet.
Zhegrova do të qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta. Mediet zvicerane bëjnë të ditur se lojtari ofensiv pritet të rikthehet në muajin tetor. /abcnews.al