Për shumicën prej nesh, numërimi mbrapsht për largimin dhe pushimet ka filluar (të paktën për ata që nuk janë tashmë në plazh).
Por nëse i doni bimët aq sa ne, dhe keni krijuar “Edenin” tuaj personal në shtëpinë tuaj, ka shumë të ngjarë që të pyesni veten se çfarë do të ndodhë me bimët tuaja të preferuara ndërsa jeni larg me pushime dhe keni frikë se do të ktheheni dhe do i gjeni të vyshkura. E megjithatë ne kemi zgjidhjen për ju.
Merrni një copë leckë dhe vendoseni në në tokë pranë rrënjëve të bimës. Mundohuni ta vendosni leckën sa më thellë që të mundeni në mënyrë që rrënjët të mbeten të hidratuara. Vendoseni skajin tjetër të leckës në një enë plot me ujë, e cila do të jetë pranë tenxhere. Uji do të transportohet përmes pëlhurës në tokë dhe bima do të mbetet e gjallë./abcnews.al