22-vjeçari në Greqi u vra me thikë, shkak për konfliktin mes të rinjve një vajzë

schedule14:33 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:33 - 10 Gusht, 2021

Konflikti mes disa të rinjve në Greqi që përfundoi në mënyrë tragjike, kishte pasur shkak një vajzë. Mediat në Greqi raportojnë se 20-vjeçari në Serres u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në orët e para të mëngjesit pasi kishte pasur lidhje me ish të dashurën e autorit.

Ata ishin duke qëndruar me të njëjtin grup djemsh derisa në një moment nisi konflikti në parkun e fshatit. Papritur, dy të rinjtë raportohet se nisën të konflikoheshin dhe 22-vjeçari nxori një thikë  dhe sulmoi 20-vjeçarin, duke e goditur në zemër.

Ky i fundit ra në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme kurse autori është larguar në drejtim të paditur. Policia ka nisur tashmë të bëjë kërkime në banesat e të afërmve të tij, ndërsa po merren edhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!