10 milion euro për talentin francez, Milani “harron” Josip Ilicic

schedule19:59 - 9 Gusht, 2021

schedule 19:59 - 9 Gusht, 2021

Milani vazhdon të kërkojë një mesfushor ofensiv. Stefano Pioli kërkon një prurje nga merkato për të mbushur vendin e lënë bosh nga Hakan Calhanoglu, i cili zgjodhi kalimin tek Interi si lojtar i lirë.

Maldini-Massara kanë bindur Josip Ilicic të pranojë transferimin në Milanello, por nuk po arrijnë një akord me Atalantën. Drejtuesit e kuqezinjve nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë hedhur sytë në Ligue 1.

L’Equipe shkruan se Milani po tenton shërbimet e Yacine Adli, fantazisti i Bordeaux. Klubi italian ka ofruar 10 milion euro për kartonin e 21-vjeçarit me origjinë nga Algjeria, i cili ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Francës, nga U16 te U20.

Adli luajti 35 ndeshje sezonin e kaluar me Bordeaux, gjatë së cilave shënoi dy gola dhe dhuroi pesë asiste, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Ligue 1, që në sezonin e ardhshëm do të ketë trajner Vladimir Petkovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!