Arkeologët egjiptianë zbulojnë rastësisht 250 varre të lashta, të gdhendura në shkëmb

schedule15:34 - 9 Gusht, 2021

schedule 15:34 - 9 Gusht, 2021

Një grup ekuipazhi i studimit arkeologjik zbuloi aksidentalisht rreth 250 varre të gdhendur në shkëmb në nekropolin Al-Hamidiyah pranë Sohag, Egjipt. Varret variojnë në periudha nga fundi i Mbretërisë së Vjetër rreth vitit 2200 para Krishtit deri në fund të periudhës Ptolemaike në 30 pes.

“Disa stile varresh dhe pusesh varrimi janë gdhendur në nivele të ndryshme të një faqe mali në vend”, tha Mustafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, në një deklaratë nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve.

Nekropoli ndodhet në jug të Egjiptit, në bregun Perëndimor të lumit Nil.

“Arkeologët që kryenin gërmime në Nekropol zbuluan copëza të shumta qeramike dhe enë të paprekura. Disa nga pjesët u përdorën në jetën e përditshme, ndërsa të tjerat, të njohura si miniatura, u krijuan për qëllime funerale”, u shpreh Mohamed Abdel-Badiaa, kreu i Departamentit Qendror të Antikiteteve për Egjiptin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!