Adam Armstrong nuk mjafton për Southampton. Sulmuesi, autor i 28 golave në Championship me Blackburn, do të kalojë te Shenjtorët dhe nuk do të jetë i vetmi.
Danny Ings, i transferuar te Aston Villa, ka lënë boshllëk në sulm dhe Southampton nuk do të kursehet. Klubi i Premier League, sipas asaj që raporton The Athletic, ka arritur marrëveshjen për sulmuesin e Shqipërisë.
As reported last week, Armando Broja is leaving #CFC on loan. Will join Southampton in the next few days. More here: https://t.co/Z2MHVFRUTD
— Simon Johnson (@SJohnsonSport) August 9, 2021
Chelsea mori oferta nga Udinese dhe Anderlecht (para ndeshjes me Laçin në Conference League huazoi nga Bayern Munich Joshua Zirkzee), por Southampton ishte më i shpejtë dhe brenda javës pritet të konkretizohet marrëveshje për huazimin e Brojës. /abcnews.al

