Rrezikon dënim të përjetshëm në Kanada, arrestohet në Morinë 21-vjeçari

schedule15:09 - 9 Gusht, 2021

schedule 15:09 - 9 Gusht, 2021

Policia Kufitare ka arrestuar në Morinë një 21-vjeçar, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë. Sipas uniformave blu është prangosur A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Ky i fundit ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Njoftimi i plotë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!