Vërshëllimat e tifozëve e prekin, Umtiti “zhduket” dhe nuk feston me Barçën

schedule10:39 - 9 Gusht, 2021

schedule 10:39 - 9 Gusht, 2021

Barcelona mposhti 3-0 Juventusin me golat e Depay, Braithwaite dhe Riqui Puig, një ndeshje e vlefshme për trofeun “Joan Gamber”. Në fund të ndeshjes jo të gjithë festuan, madje për Samuel Umtiti ishte një “makth”.

Mbrojtësi francez, kampion bote në vitin 2018, nuk mori pjesë në festimet e bëra, për shkak se gjatë ndeshjes ai u vërshëllye nga tifozët katalanas në ditën që nga ekipi i tyre u largua legjenda Leo Messi.

Barcelona ka probleme financiare dhe nuk po arrin të gjejë një zgjidhje për Umtiti, i cili nuk pranon as ulje page. Në këto kushte tifozët janë tërbuar me të dhe gjatë duelit me Juventusin e vërshëllenin në çdo prekje topi.

Umtiti dhe Pjanic nuk pranojnë të largohen as me parametra zero, që Barcelona të kursejë pagat e tyre të paktën. Sjellja e tifozëve ka bërë që mbrojtësi të shkojë në dhomat e zhveshjes dhe të mos dilte për të bërë foto me skuadrën gjatë ngritjes së trofeut. /abcnews.al