Një moment i pazakontë, që ka ndodhur në një fermë në Bursa të Turqisë po bën xhiron e rrjetit.
Një gjarpër ka sulmuar folenë e pëllumbave dhe ka qenë pikërisht pronari i fermës që ka hasur këtë ngjarje. Ky i fundit nuk po i besonte syve teksa po shihte pëllumbat që po përpiqeshin të iknin.
Qytetari pa një gjarpër të madh, i cili po përpiqej të mbyste dhe të hante zogjtë. Ai nuk mund të ndërhynte me gjarprin nga frika.
Në këtë mënyrë, ka thirrur menjëherë ekspertin e gjarprinjve, i cili ka përvojë në këtë fushë.
Ai arriti ta nxirrte gjarprin nga foleja pas një “lufte” të gjatë dhe e futi në një thes, për ta dërguar në një zonë të përshtatshme.