Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha paralajmëron Ramën

schedule15:49 - 24 Nëntor, 2018

schedule 15:49 - 24 Nëntor, 2018

Ose tërhiqu ose përballja do të jetë me çdo mënyrë! Është ky paralajmërimi që i jep kryetari i Partisë Demokratike kryeministrit për projektin e Unazës së Re.

“Sot dua të të jap një mesazh të qartë e të prerë: tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Asnjë centimetër nuk do të përparosh në këtë aferë. Çdo centimetër u kushton shqiptarëve 2 mijë euro. Të gjithë atje janë e do të jenë, për të të penguar ty. Dhe së shpejti do të marrësh atë që meriton. Ndaj tërhiqu sa nuk është vonë. Ndal terrorit ndaj banorëve, ndaj fëmijëve, ndaj nënave. Ndal dhunimit barbar që ju bën të shoqëruarve”, u shpreh Basha.

Karrigia është kryefjala e atyre që thotë e nuk thotë Edi Rama sipas Lulzim Bashës.

“Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ato 40 milionë euro. Nuk do të të lëmë. Kjo është vija e kuqe për ty. Kjo është vija e kuqe për çdo shqiptar. Sprapsu dhe mendohu mirë. Nuk do të të lëmë të sakrifikosh as jetë qytetarësh. I bëj thirrje çdo polici dhe policeje të mos vihet në vijën e sakrifikimit dhe të përballjes me vëllezërit dhe motrat e tyre që mbrojnë shtëpitë e tyre, po të bëhet pjesë e qëndresës dhe e përballjes”, u shpreh kreu i opozitës.

E për atë karrige është gati të bëjë dëshmore edhe një police deklaron shefi i opozitës.

“Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë! Ti mezi po pret o i sëmurë. Ajo duhet të punojë në një vend tjetër, nuk duhet të jetë në radhë të parë të protestës. Nëqoftëse do të kishim një polici të trajnuar, në radhë të parë nuk duhet të kishte police, zonja, vajza të pambrojtura. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t’i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut”, tha Basha.

Ndërkombëtarëve iu kërkon që të shohin dhe verifikojnë dhunën e të gjitha formave, që po ushtrohet sipas Lulzim Bashës ndaj banorëve të Unazës së Re ndërsa shqiptarëve i bën thirrje t’i bashkohen protestës duke i rikujtuar se projekti i Unazës së Re është  kryekëput një aferë e madhe korruptive, ku po paguhen 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!