Nuk u vaksinuan kundër Covid, CNN pushon nga puna 3 punonjës

schedule10:32 - 6 Gusht, 2021

schedule 10:32 - 6 Gusht, 2021

CNN ka pushuar nga puna 3 punonjës pasi nuk u vaksinuan kundër Covid-19, duke shkelur kështu rregullat e vendosura nga rrjeti mediatik. Në një email dërguar stafit të enjten, Presidenti i CNN, Jeff Zucker tha se javën e kaluar kompania  kishte pushuar nga puna 3 punonjës pasi nuk ishin vaksinuar kundër Covid.

Vaksinimet janë bërë të detyrueshme për këdo që raporton në terren. Në maj, qeveria federale e Shteteve të Bashkuara tha se ishte e ligjshme që punëdhënësit të kërkonin që personeli të vaksinohej.

Gjigantët e teknologjisë përfshirë Facebook, Google dhe Microsoft gjithashtu kanë  bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!