Pjanic dhe një serb për Juventusin, Ramadani përgatit transferimin e dyfishtë

schedule09:16 - 6 Gusht, 2021

schedule 09:16 - 6 Gusht, 2021

Juventusi kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar Demiral (drejt Atalantës). Chiellini, Bonucci dhe De Ligt janë zgjedhjet e para të Max Allegrit, por trajneri nga Livorno dëshiron të ketë pjesë të skuadrës së tij edhe Nikola Milenkovic.

Mbrojtësi i Fiorentinës ka oferta të shumta. Në Premier League e pëlqejnë Liverpool dhe Tottenham, teksa West Ham ka nisur nga puna për të arritur një akord me klubin nga Firence.

 

Nikola Milenkovic

Lojtari serb (23 vjeç) preferon transferimin te bardhezinjtë. Drejtuesit e Juventusit po negociojnë me Fali Ramadanin në lidhje me rikthimin e Miralem Pjanic në Torino.

Agjenti shqiptar zotëron edhe të drejtat ligjore të Milenkovic, i cili ka edhe një vit kontratë me Fiorentinën. Juventusi mund t’i sigurojë të dy lojtarët, të cilët vlerësohen shumë nga Allegri. /abcnews.al