Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari nuk i kursen asnjëherë daljet publike me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, Francin. Ajo ka treguar se atij nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, megjithatë me apo dëshirë moderatorja poston shpesh në rrjete sociale foto, ku shfaqen së bashku.
Së fundmi, Fjoralba ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur nëse Franci ndihet në siklet për famën e saj.
“Ty të duan të vegjël e të rritur. Ç’mendim ka Franci, ndihet në siklet?”, e ka pyetur dikush Fjoralbën.
“Sigurisht qe me punen qe une bej, vjen vemendja dhe pergjegjesia publike & fatkeqesisht atij i pelqen jeta e qete dhe pa zhurme, ndaj natyrisht te qenurit ne qender te vemendjes nuk eshte pjese e listes se gjerave te tij te preferuara, porrrr eshte gjithmone mirekuptues dhe me mbeshtet ne cdo hap qe une ndermarr! He is my biggest supporter!”, është përgjigjur moderatorja./abcnews.al