Një pjesë e vatrave të zjarrit në vendin tonë janë arritur të izolohen, por ende mbeten aktive disa të tjera. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në raportin e radhës për gjendjen situatës së zjarreve në vend.
Bëhet e ditur se në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik. Në Gjirokastër situata thuhet të jetë neutralizuar. Megjithatë, mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.
Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri kurse zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.
Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar ndërsa zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll. Rreziku për banesat është eliminuar.
Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata, sipas Mbrojtjes, po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa. s.b/abcnews.al/