Shqipëria është duke u përballur me një numër të mash vatrash zjarri, kryesisht në jug, të cilat kanë djegur deri më tani qindra hektarë me pyje, shkurre dhe kullota.
Për të përballuar flakët, ushtria ka angazhuar forcat tokësore dhe helikopterë, të cilët po punojnë me orare të zgjatura me qëllim vënien e situatës nën kontroll.
Siç shihete dhe nga një video e siguruar nga abcneës.al, helikopteri i Forcave Ajrore ulet për t’u mbushur me ujë në plazhin e Livadhit në Himare dhe më pas niset për në vatrat e zjarrit.
Deri më tani në Shqipëri është shënuar një viktimë nga zjarret, kurse dëmet materiale konsiderohen të shumta. /abcnews.al

