Lezhë, nis furnizimi me drue zjarri nëpër shkollat e qytetit

schedule14:23 - 23 Nëntor, 2018

schedule 14:23 - 23 Nëntor, 2018

Në shkollat e Lezhës ka nisur shpërndarja e druve të zjarrit dhe çdo shkolle po i sigurohet ngrohje. Bashkia ka marrë përsipër që asnjë ambjent nxënësish të mos mbetet pa sistem ngrohje.

Këta fëmijë të shkollës “Fran Ivanaj” në Lezhë siguruan ngrohjen edhe për këtë dimër.

Pasi ndodhen ne pushimin e madh ata nuk presin që drutë të dërgohen në klasë nga punonjësit e bashkisë, por fillojnë të ndihmojnëe.

Ngrohja ka qenë problem më parë ndaj edhe furnizimi i hershëm me dru zjarri duket si një lojë për ta.

Bashkia ka nisur furnizimin e të gjitha shkollave me lëndë të djegshme për të përballuar tëftohtit që nisi prej kësaj jave.

Drejtori i Arsimit në këtë njësi vendore, Ardian Laçi, thotë se nuk kanë munguar problematikat që sipas tij janë trashëguar ndër vite.

Ai ka siguruar se në asnjë shkollë të bashkisë Lezhë nuk do të ndërhyhet nëse më parë nuk është zgjidhur problemi i ngrohjes, ndërsa shton se ku nuk ka soba, apo ngrohje qëndrore nuk do të mungojne alternativat e tjera.

Ardian Laçi Drejtor i Arsimit Bashkia Lezhë: Problematikat jemi munduar t’i zgjidhim duke mos pranuar asnjë investim nëpër shkolla pa sistemin e ngrohjes. Atë që ka ndodh vitet më përpara jemi munduar ta riparojmë duke mundësuar hapjen e oxhaqeve që fatkeqësisht janë mbyllur dhe  ngrohja alternative nuk ka munguar.

Prej ditësh ka nisur shpërndarja e druve të zjarrit në çdo institucion arsimor të Bashkisë Lezhë, ndërsa bëhet me dije se sasitë e tyre janë të mjaftueshme për të përballuar çdo situatë që mund të sjelle stina e dimrit.

Prej 3 vitesh ngrohja në shkollat e Lezhës është zgjidhur thuajse plotësisht. /abcnews.al