Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së martës në Berat. Bëhet e ditur se rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, qytetari me iniciale G.D. ka goditur me thikë pas një konflikti një 42-vjeçar me iniciale G.K.
I plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Policia po kreh zonën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes. s.b./abcnews.al/