Leon Goretzka nuk po rinovon me Bayern Munchen. Mesfushori ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, por deri tani ka refuzuar dy propozime të drejtuesve bavarezë sipas raportimeve të Bild.
Agjenti i 26-vjeçarit nuk është i kënaqur me rrogën që ofron Bayerni dhe ka filluar t’ia propozojë klubeve të ndryshme shërbimet e lojtarit të kombëtares gjermane.
AS shkruan se Real Madrid e pëlqen shumë titullarin e ekipit të Julian Nagelsmann dhe po monitoron me kujdes zhvillimet në lidhje me zgjatjen e kontratës.
Goretzka mund të firmosë parakontratë me çdo klub duke nisur prej janarit të ardhshëm, teksa klubi spanjoll shpreson të sigurojë verën e ardhshme një tjetër lojtar me parametra zero nga Bayerni pas David Alaba. /abcnews.al