Trafik i rënduar në Morinë-Kukës, mijëra qytetarë nga Kosova drejt Shqipërisë në fundjavë

schedule10:22 - 1 Gusht, 2021

schedule 10:22 - 1 Gusht, 2021

Mëngjesin e kësaj të diele mijëra makina dhe dhjetëra autobusë kanë kaluar nga pika kufitare e Morinit për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Rritja e temperatura ka sjellë gjithashtu një rritje të qytetarëve nga Kosova të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.

Rreth 30 mijë persona kanë shkaktuar bllokime në segmentin Morinë-Kukës në rrugën e Kombit. Radhët e gjata kanë shkaktuar trafik të rënduar, ndërsa situata vështirësohet edhe për shkak të temperaturave të cilat në Kukës arrijnë deri në 38 gradë.

/abcnews.al/