Riatdhesohen 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare nga kampi i ferrit Al Howl

schedule08:07 - 1 Gusht, 2021

schedule 08:07 - 1 Gusht, 2021

Kanë mbërritur në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Howl.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në aeroportin “Nënë Tereza”, u shpreh se ky ishte një operacion i jashtëzakonshëm dhe se 19 bashkatdhetarë u kthyen nga kampet e Ferrit.

“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të shohim drejt shtëpive. 19 bashkatdhetarë të tjera nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët mundëm t’i shkëpusim pa asnjë përpjekje të gjatë. Nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme nga konsulli në Liban, Abass Ibrahim”, tha Rama .

Kujtojmë se dje në operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarë ishin të pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim.

Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!