Edhe dy ngarkesa të tjera me kokainë, GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë së bananeve

schedule11:14 - 31 Korrik, 2021

schedule 11:14 - 31 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masën e sigurisë Për Bajron Gumenin, duke e lënë atë sërish në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

LEXO EDHE: Ngarkesa e tretë e kokainës së sekuestruar në kontejnerët në Durrës, detajet si u zbulua droga

Gumeni u vu në pranga në 13 korrik, pas kapjes së mbi 11 kilogramë kokainë në kontejnerin ku kompania e Gumenit kishte porositur një ngarkesë me banane.

LEXO EDHE: Hera e tretë brenda muajit nga e njëjta kompani, sekuestrohet tjetër sasi kokaine në Portin e Durrësit

Përgjatë këtyre ditëve, janë sekuestruar edhe 2 sasi të tjera kokaine në kontejnerët e kësaj kompanie, ndërsa në kërkim për këtë dosje vazhdon administratori tjetër i Alba Exotic Fruit. /abcnews.al/