Një aksion policor po zhvillohet në Rrëshen të Mirditës. Burime për Abc bëjnë me dije se të paktën 4 persona janë shoqëruar ndërsa po punohet për kapjen e disa të tjerëve.
Sipas të njëjtave burime mësohet se aksioni është zhvilluar për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit në këtë zonë.
Aksioni është ende në zhvillim ndërsa pritet që policia të dalë me një komunikatë në orët në vijim. /abcnews.al/