Ngarkesa e tretë e kokainës së sekuestruar në kontejnerët në Durrës, detajet si u zbulua droga

schedule11:40 - 30 Korrik, 2021

schedule 11:40 - 30 Korrik, 2021

Pasditen e djeshme policia sekuestroi një tjetër sasi kokaine në Portin e Durrësit, e treta brenda këtij muaji.

Gjatë kontrollit nga Task Forca u gjetën 7.25 kg të fshehur në disa kontejnerë që i përkisnin kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Lexo edhe: Hera e tretë brenda muajit nga e njëjta kompani, sekuestrohet tjetër sasi kokaine në Portin e Durrësit

Gazetari i “ABC” Leonidha Musaj raportoi sipas burimeve nga Prokuroria e Durrësit, policia ka pasur informacion të detajuar të marrë nga instancat ligj zbatuese ndërkombëtare për këtë operacion.

Lexo edhe: Dalin pamjet, si ishte fshehur kokaina në kontejnerin me banane nga Ekuadori në Durrës

Por kokaina ishte e vendosur në disa kontejnerë dhe për këtë shkak operacioni ka zgjatur për rreth 20 ditë.

Lexo edhe: Kapet 6.5 kg kokainë në portin e Durrësit, ishte në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”

Të gjithë kontejnerët e mbërritur të kësaj kompania janë vendosur në një pjesë të veçantë të Portit të Durrësit dhe të gjithë do të futen në skaner për të parë nëse ka sasi të tjera të lëndës narkotike, pasi informacionet te ardhura nga jashtë në drejtim të agjencive ligj-zbatuese shqiptare flitet se ka një sasi shumë herë më të madhe nga sa është zbuluar ndaj edhe operacioni ende nuk është ndërprerë.

Ndërsa sasia e kapur nuk korrespondon me sasinë për të të cilën kanë sjellë informacion agjencitë ligj-zbatuese ndërkombëtare dhe për këtë arsye operacioni vijon.

Për këtë drogë të sekuestruar deri në këto momente është vënë në pranga Bajron Gumeni i cili ka 10% aksione në këtë kompani, ndërsa administratori Eduart Dauti i cili ndodhet në Francë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky operacion vijonte prej disa ditësh, ndërsa është dhënë një urdhër që 90% e kontejnerëve që vijnë nga Amerika Latine të kontrollohen. Deri tani janë kontrolluar 13 kontejnerë.

Kujtojmë se më 13 korrik në Portin e Durrësit u gjetën dhe sekuestruan 11 kg e 675 , ndërsa 10 ditë më vonë përkatësisht në 23 korrik u gjetën 6.5 kg të cilët ishin të fshehur në kontejnerë të së njëjtës kompani.

/abcnews.al/