Fundi i korrikut ka sjellë radhë kilometrike në doganën e Kapshticës , ku qindra emigrantë po presin për të kaluar doganën për në Greqi.
Mësohet se pala greke po punon me kapacitete të reduktuara, ndërsa temperaturat e larta e kanë bërë edhe më të vështirë pritjen.
Qytetarët janë shprehur se ka mbi dy orë që presin në radhë, ndërsa situata duket se nuk po gjen zgjidhje.
“Situata është shumë e keqe. Kemi këtu e dy orë që presim. Ka edhe 30 makina përpara. Nja 5 orë të tjera i kemi të sigurta këtu. Shteti ynë nuk reagon. Jemi në mëshirë të fatit. Dihet që nuk është e lehtë në çdo lloj temperature. Presim s’kemi çfarë të bëjmë tjetër.” tha një emigrant. /abcnews.al/

