Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, foli për Radio Kiss Kiss në Itali dhe tregoi të reja rreth lëvizjeve të merkatos së kampionëve të Gjermanisë.
Ai shprehet se me ardhjen e Upamecano, Bayern është plotësuar në mbrojtje dhe nuk ka ndërmend të hyjë në garë për blerjen e Koulibaly. Gjithashtu shton se Tolisso, i përfolur për t’u larguar, do të qëndrojë në Bavari sezonin e ardhshëm.
“Ne sollëm Dayot Upamecano në Mynih, kështu që jemi plotësuar në mbrotje dhe nuk e kemi kërkuar Koulibaly. Tolisso? Askush nuk ka telefonuar për të. Shpresojmë që ai të bëjë një sezon të mrekullueshëm me Bayern”, përfundoi ai. /abcnews.al