Manchester United zyrtarizoi dje një nga blerjet më të mëdha të sezonit, për nga cilësia më shumë se nga ana monetare. Raphael Varane la Real Madrid dhe kaloi te “Djajtë e Kuq”.
Patrick Evra flet në lidhje me këtë lëvizje dhe ka elozhe për bashkëkombasin e tij, madje shprehet se Varane është nënshkrimi më i mirë i verës për klubin, duke lënë pas Jadon Sancho.
“Raphael Varane më kujton Rio Ferdinandin. Është i shkëlqyer me topin në këmbë, gjithashtu edhe në lojën në ajër. Ai është qendërmbrojtësi perfekt.

I qetë më topin nën kontroll dhe mund të shënojë edhe gola gjithashtu. Është një transferim i nivelit të lartë, më i miri për Manchester United”, u shpreh Evra. /abcnews.al

