Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Eros Grezda lë Kroacinë, transferohet në ligën hungareze

schedule17:37 - 28 Korrik, 2021

schedule 17:37 - 28 Korrik, 2021

Ashtu siç pritej, Eros Grezda është larguar nga Osijek, megjithëse jo në mënyrë përfundimtare. Klubi hungarez i Zalaegerszegi TE njofton se ka arritur marrëveshjen me kroatët për transferimin e tij.

Ai kalon në kampionatin hungarez në formën e huazimit për një sezon. Lajmin e bën të ditur vetë klubi hungarez, që Grezdën e ka afrimin e nëntë për këtë sezon.

Grezda do provojë të ristartojë në Hungari, pas rreth dy sezonesh në agoni totale, i kushtëzuar nga dëmtimet, operacionet e njëpasnjëshme dhe problemet jashtë fushe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!