Hapet muzeu i ushqimeve të neveritshme

schedule12:41 - 21 Nëntor, 2018

schedule 12:41 - 21 Nëntor, 2018

Në Suedi është hapur muzeu i ushqimeve të neveritshme, ku vizitorët më të guximshëm mund dhe të provojnë pjatat e çuditshme që vijnë nga kultura të ndryshme.

Nga vezët e ziera me lakuriq nate, duke kaluar tek djathi klasik me krimba, por dhe koka lepuri të pjekura. Në muzeun e ushqimeve më të neveritshme në botë, në Suedi, nuk mungon asgjë. Organizatorët synojnë të tregojnë se atë që një person e konsideron si ushqim të neveritshëm, për dikë tjetër mund të jetë shumë i shijshëm.

Shumë nga pjatat e ekspozuara në muze, në fakt, vijnë nga kuzhina tradicionale nga e gjithë bota: si për shembull djathi me krimba i traditës sarde, veza e fekonduar dhe e zier nga Kina, qumësht pele të fermentuar nga rajonet ruse. Ekspozita nuk është e përshtatshme për të gjithë, por ka tërhequr një numër të madh kureshtarësh që kanë guxuar dhe të provojnë këto gatime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!