Moussa Marega është transferuar në Arabinë Saudite. Ish-sulmuesi potent i Portos ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Al-Hilal. Një vendim që lidhet me dëshirën e sulmuesit nga Mali për të nisur një tjetër stil jete.
“Aventurën time në Portugali e nisa te Moritimo, skuadër ku luajta për një vit e gjysmë. Më pas kalova te Porto dhe kalova momente shumë të bukura në atë klub të madh.
Punova me një trajner të madh si Sergio Conceiçao, mësova shumë prej tij dhe i jam shumë mirënjohës. Ai është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar dhe një nga më të mirët në Evropë.
Kalimi tek Al-Hilal? Doja një aventurë të re, doja të ndryshoja stilin e jetës dhe kontinentin. Unë dha familja ime kishim dëshirë të madhe për të jetuar në një shtet islamik“, përfundoi 30-vjeçari afrikan. /abcnews.al